Manxhuka mohon se pushteti ka dorë në heqjen e “Logjikonomisë” nga Youtube
Showbiz
November 17, 2025 - 12:39
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka mohuar se LVV-ja ka dorë në mbylljen e kanalit të Tëvë1 në Youtube dhe “Logjikonomisë”.
Ai ka thënë se reagimet për këtë çështje janë “potencialisht episodi i radhës” së “Logjikonomisë”.
“Reagimet nga të gjithologët për kinse mbylljen e Kanalit të TËVË nga pushteti, për shkak të një episodi të Logjikonomisë, nuk janë asgjë tjetër, veçse potencialisht episodi i radhës së vetë këtij seriali”, shkroi Manxhuka.