Dua Lipa “pushton” Amerikën e Jugut: Shfaqet në derbin brazilian Fla-Flu

Dua Lipa “pushton” Amerikën e Jugut: Shfaqet në derbin brazilian Fla-Flu

Showbiz November 21, 2025 - 16:31

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se po shijon në maksimum atmosferën e futbollit në Amerikën e Jugut.

Mbrëmë, ajo u pa në stadium duke ndjekur nga tribunat derbin e njohur brazilian “Fla-Flu” mes Fluminense dhe Flamengo-s. E veshur me një fanellë të Brazilit, Dua u shfaq tepër e emocionuar gjatë ndeshjes – moment që klubi i Fluminense-s e publikoi edhe në profilin e tij zyrtar.

Derbi përfundoi me fitoren 2-1 të Fluminense-s.

Kjo nuk është ndeshja e parë që ajo ndjek në rajon. Vetëm pak ditë më parë, Dua ishte në Argjentinë, ku ndoqi supersfidën mes River Plate dhe Boca Juniors.

Mesa duket, ylli i popit ka nisur një “tur futbolli” në Amerikën e Jugut – dhe tifozët nuk e fshehin entuziazmin për praninë e saj. /kultplus