Alba nuk e pranon videon që e shfaq bullizuese, qan e vetme në dhomën e gjumit teksa shan dhe akuzon produksionin për montazh

Alba nuk e pranon videon që e shfaq bullizuese, qan e vetme në dhomën e gjumit teksa shan dhe akuzon produksionin për montazh

Showbiz November 21, 2025 - 21:57

Situata në Big Brother VIP Kosova është tensionuar ndjeshëm pas transmetimit të klipit ku Alba Pollozhani shfaqej në skena të interpretuara si bullizuese ndaj banores së re, Elijona Binakaj.

Pas debatit të ashpër në “prime”, Alba nuk e ka pranuar mënyrën se si u paraqitën pamjet dhe ka reaguar emocionalisht.

Menjëherë pas përplasjes me moderatorin Alaudin Hamiti, Alba është larguar nga pjesa kryesore e shtëpisë dhe ka shkuar e vetme në dhomën e gjumit, ku është parë duke qarë. Ajo ka refuzuar të komunikojë me banorët e tjerë, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë ka mbetur e shqetësuar për gjendjen e saj.

Aktualisht nuk dihet nëse Alba ndodhet në dhomën e rrëfimit apo nëse ka marrë vendimin për të braktisur përfundimisht shtëpinë e BBVK. Produksioni nuk ka dhënë ende asnjë komunikim zyrtar.

Debati i saj me Alaudin Hamitin ka qenë ndër më të tensionuarit e këtij edicioni, me Albën që ka drejtuar akuza të forta ndaj produksionit për mënyrën e montimit të klipit dhe për trajtimin e saj në program.

Të gjitha sytë tashmë janë tek lëvizjet e saj të radhës dhe tek vendimi i produksionit pas këtij incidenti të rënduar emocional. /telegrafi