Alaudini nis të qajë gjatë debatit me Benitën, teksa përfshihet nga emocionet pas klipit bullizues ndaj Elijonës [video]
Një moment i rëndë emocional ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Kosova, ku moderatori i programit, Alaudin Hamiti, është prekur deri në lot gjatë fjalimit të tij drejtuar banores Benita.
Teksa i drejtohej asaj për mënyrën se si vajzat brenda shtëpisë po komunikojnë dhe përplasjet e tyre të shpeshta, Alaudini theksoi se situata është veçanërisht e ndjeshme në një kohë kur dhuna ndaj grave vazhdon të jetë një realitet i rëndë në shoqërinë tonë.
Moderatori u emocionua teksa foli për raste tragjike të grave që dhunohen apo humbin jetën nga partnerët apo njerëz të afërt, duke i kujtuar banoreve se mes tyre nuk duhet të ketë sulme, fyerje apo përbuzje.
“Është e padrejtë, në një kohë kur gratë sot vriten — vriten nga burrat. Vriten edhe mes vete tash. Nuk është e hijshme, nuk është aspak e hijshme që të sulmoni njëra-tjetrën. Nuk kalon muaj pa u dëgjuar për një grua apo vajzë që torturohet, dhunohet, apo vritet nga një burrë, nga një i afërt, apo nga dikush tjetër”, tha Alaudini.
Ky moment preku publikun, ndërsa në studio u krijua një atmosferë tepër e rënduar emocionale. /telegrafi