Publikohen pamjet shqetësuese të transgjinores Linda Rei, e çoroditur hidhet përpjetë duke kërkuar insulinën në dhomën e rrëfimit
Publikohen pamjet shqetësuese të transgjinores Linda Rei, e çoroditur hidhet përpjetë duke kërkuar insulinën në dhomën e rrëfimit
Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, është publikuar një klip që tregonte momente të vështira të banores Linda Rei, transgjinorja që vuan nga diabeti.
Video e shfaqte Lindën të shqetësuar dhe të çoroditur në dhomën e rrëfimeve, teksa i kërkohej nga produksioni të përdorte aparaturën për matjen e insulinës, e cila nuk lejohet të mbahet brenda shtëpisë.
Ky moment ka shqetësuar fansat e programit, pasi Linda shihej e stresuar, duke u lëkundur dhe duke kërkuar me ngulm nga produksioni insulinën e nevojshme për shëndetin e saj.
Ky episod riktheu në qendër të vëmendjes debatet mbi kujdesin për shëndetin e banorëve brenda shtëpisë dhe rregullat e sanksionimit të aparaturave personale mjekësore. /telegrafi