Burim Demiri dhe Kastriot Tusha sjellin këngën emocionale “Të fala nga Presheva” [video]
Dy artistët shqiptarë, Burim Demiri dhe tenori i njohur Kastriot Tusha, vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor që prek thellë emocione kombëtare.
Bëhet fjalë për këngën “Të fala nga Presheva”, një projekt i realizuar me shumë përkushtim dhe dashuri për kulturën shqiptare në Luginën e Preshevës.
Autori i këngës, Burim Demiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur krenarinë e tij për këtë krijim të veçantë, i cili i kushtohet brezave shqiptarë që për dekada kanë ruajtur gjuhën e traditën edhe në kushte të vështira, raporton Zeri.info.
“Të dashur miq, kam kënaqësinë e veçantë t’ju paraqes këngën time të fundit!
Kënga Luginës sonë – "Të fala nga Presheva". E punuar me shumë përkushtim dhe dashuri në kujtim të gjithë brezave andej kufirit që nuk u dorëzuan asnjëherë, por ruajtën me krenari gjuhën, traditën dhe gjithçka tjetër shqiptare! Të fala nga Presheva!”, shkruan Demiri.
Ky projekt muzikor, ku zëri i fuqishëm i Kastriot Tushës ndërthuret me interpretimin artistik të Burim Demirit, synon të jetë një mesazh mirënjohjeje dhe bashkimi për shqiptarët kudo që ndodhen.
Kënga tashmë është publikuar dhe pritet të mirëpritet nga publiku, duke u bërë një simbol i dashurisë dhe respektit për rrënjët tona në Preshevë. /Zëri
Më poshtë mund ta shikoni VIDEON: