Momente të nxehta në BBVK: Bia dhe Toney çojnë flirtin në një tjetër nivel [video]
Bia dhe Toney kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut, pasi gjatë ditës së sotme u panë duke flirtuar hapur me njëri-tjetrin.
Dyshja, që prej ditësh po shfaqin afërsi të vazhdueshme, duket se po krijojnë një raport gjithnjë e më të ngushtë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Gjatë mbrëmjes, Bia vendosi të lahej në vaskë, ndërsa Toney qëndronte shumë afër saj, duke vazhduar flirtin dhe bisedat mes tyre.
Pak më vonë, ajo kërkoi një shampo, dhe Toney ia hodhi atë nga një lartësi, ndërsa Bia iu afrua që shampo të binte mbi trupin e saj.
Skena u perceptua nga ndjekësit si tepër intime dhe sensuale, duke shtuar edhe më shumë zërat për një romancë të mundshme mes dy banorëve.
Atmosfera flirtuese mes tyre po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, teksa publiku pret të shohë se si do të evoluojë kjo marrëdhënie në ditët në vijim.