“Si bukë ma ke dorën”, Edi i shpreh dashurinë Dolces në mënyrë të pazakontë

“Si bukë ma ke dorën”, Edi i shpreh dashurinë Dolces në mënyrë të pazakontë

Showbiz November 24, 2025 - 08:56

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, afërsia mes Edit dhe Dolces po bëhet çdo ditë e më e dukshme.

Dyshja pati një moment të veçantë dhe mjaft interesant teksa rrinin të përqafuar në oborr, duke shkëmbyer batuta plot ngrohtësi.

Teksa e mbante Dolcen pranë, Edi i foli me humor: “O ty dorën ta hangsha, si bukë ma ke dorën”.

Dolce fillimisht nuk e kupton dhe i kthehet: “Çfarë?”

Edi e përsërit me të qeshur: “Si bukë”.

Dolce e pyet sërish me habi: “Pse?”

Edi ia kthen shkurt: “Ashtu të mire”.

Dolce buzëqesh dhe shton me shaka: “E trashë”.

Ky shkëmbim i ëmbël solli edhe më shumë afërsi mes tyre dhe vetëm pak çaste më vonë, dyshja e kaloi kufirin e miqësisë, duke ndarë puthjen e parë të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.