“Ti njihesh që një vit, unë kam 30 vjet karrierë”, përplasja mes Shkurtës dhe Labinotit shndërrohet në debat të ashpër
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta dhe Labinoti patën një debat të tensionuar, ku u rikthyen deklaratat e tyre të mëparshme dhe u shkëmbyen replika të drejtpërdrejta për karrierën dhe respektin.
Shkurta e nisi bisedën duke i kërkuar sqarim Labinotit: “Pse i ke bërë gjithë ato shkrime drejt meje, tri fotografi i ke postuar?”
Labinoti reagoi menjëherë: “Së pari, a e ke parë sa edukatë kam unë kur të përgjigjem, se ti je një femër. Edukatë është kur ta dëgjosh edhe të të dëgjojë dikush. Tani vjen përgjigjja. Unë së pari nuk kam pasur të vij këtu, po tani të kam respektuar edhe të kam fuqizuar. Më fal, ti njihesh që një vit, unë kam 30 vjet karrierë”.
Shkurta nuk pranoi këtë vlerësim: “Kush njihet që një vit, unë prej moshës 11-vjeçare dal në televizion, prej kuizit të diturisë ‘123 Fillo’”.
Labinoti vazhdoi duke kërkuar qetësi: “Nëse ti nuk e ngrit zërin, ne mund të bëjmë një bisedë shumë të bukur, edhe të kupton edhe publiku jashtë”.
Shkurta i ktheu: “S’më njeh”.
Ndërsa Labinoti u përgjigj: “Po të njoh, se nuk ke lënë televizion pa shkuar”.
Shkurta theksoi se prezenca e saj në media nuk ka të bëjë me ekspozimin e jetës private:
“Unë në televizion jetën time nuk e kam shfaqur, unë thirrem vetëm për tema”.
Labinoti pastaj kërkoi më shumë detaje: “A ka mundësi të më tregosh cili është suksesi yt jetësor?”
Shkurta iu përgjigj se ka plot.
Debati kulmoi kur Labinoti tha se Shkurta ka qenë fansja e tij, deklaratë që Shkurta e mohoi menjëherë: “Asnjë muzikë nuk ta di ty”.
Përplasja mes tyre ka ndezur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë, duke u bërë një nga momentet më të komentuar të ditës.