“Nuk po mundem me besu”, Monika Salihu në shok pas vdekjes së Shpat Kasapit

“Nuk po mundem me besu”, Monika Salihu në shok pas vdekjes së Shpat Kasapit

Showbiz November 26, 2025 - 09:57

Këngëtarja shqiptare, Monika Salihu i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, për vdekjen e më të dashurit të tyre, Shpat Kasapit.

Artistja nuk mund të përmbante emocionet e as ta besonte këtë lajm të trishtë.

“Nuk po mundem me e paramendu e as me besu. Mu ka ftohë krejt trupi. Një djalë i ri, një vit më i vogël se unë është. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve, e sidomos Shkupit e Tetovës”, u shpreh Salihu në Klan Kosova.

Ajo tha se është rritur me Shpat Kasapin, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta nënës së tij.

“Po më vjen me qa…”, tha ndër të tjera ajo.

Sipas mediave në Maqedoni të Veriut, Shpat Kasapi pësoi arrest kardiak, dhe si pasojë edhe humbi jetën.