BBVK iu jep detyrë të mësojnë himnin kombëtar, dorëzohet Edi: Nuk mund ta mësoj himnin për një ditë
Në shtëpinë e “Vëllait të Madh” sot është zhvilluar një sfidë me rëndësi të veçantë për banorët: mësimi i Himnit kombëtar për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndërsa pjesa më e madhe e banorëve u angazhuan me përkushtim për ta përvetësuar tekstin, një prej tyre nuk e kaloi dot sfidën. Edi u dorëzua në mes, duke mos arritur ta mësojë himnin deri në fund.
Momenti kur ai heq dorë nga detyra ka sjellë reagime të ndryshme brenda shtëpisë dhe është bërë temë diskutimi mes banorëve.
Sfida u konsiderua jo vetëm si provë e kujtesës, por edhe si një test lidhur me angazhimin dhe respektin për një datë të rëndësishme kombëtare.
Nga ana tjetër, dorëzimi i Edit krijoi një atmosferë të tensionuar për disa çaste, pasi pritjet për sukses në këtë sfidë ishin të larta. Reagimet e banorëve ishin të ndryshme: disa e kuptuan vështirësinë e tij, ndërsa të tjerë e kritikuan mungesën e përkushtimit. /telegrafi