Sasa ngacmon Labinotin për shkak të mbushjes së buzëve: A je biseksual? [video]
Debatet e mbremjes së kaluar para gjumit duket se kanë shkaktuar shumë tension në shtëpi.
Pas shumë videove që u shpërndanë, shihet se debatet kanë eskaluar ndjeshëm.
Në një nga videot, Sasa duket duke i thënë Labinotit se ai mund të jetë biseksual.
Labi kishte buzët e mbushura, dhe Sasa e shfrytëzoi këtë rast për ta pyetur dhe për ta vendosur në qendër të debatit.
Ajo tha: “Beba e vogël, a ke tamël? Kur t’i kesh buzët silikon, ke edhe tamël. Bëje edhe gjoksin. Po të pyes a je ‘bi’. E di ti pse po të pyes? Le ta marrë vesh publiku. Une nuk lodhem për publik, ai që do të dalë si ‘M’ je ti”.
Situata ka shkaktuar reagime të ndryshme te banorët dhe shikuesit, duke treguar tensionin dhe provokimet që shpesh shfaqen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /telegrafi