Blero: Lavdi kujtimit të Shpatit, një njeriu që na la më shumë se sa mori
Mijëra njeërz u mblodhën sot në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, i cili vdiq pas një sulmi kardiak.
Edhe artistë të shumtë ishin prezent e ndër ta ishte edhe këngëtari Blero, i cili ishte mjaft i emocionuar teksa foli për Shpat Kasapin.
Pas ceremonisë ai ka bërë një postim mjaft prekës, duke e vlerësuar lartë persoalitetin e Shpat Kasapit.
“Shpat i dashur…Njerëz si ti nuk largohen ata thjesht kthehen në dritë.
Dhe dritën tënde ne do ta mbajmë me vete.
Në çdo këngë që do ta dëgjojmë.
Në çdo kujtim që do të ndajmë, në çdo moment kur na duhet një zemër e pastër për të na kujtuar çka është dashuria.
U prehtë në paqe shpirti i tij i bardhë.
Lavdi kujtimit të Shpatit një njeriu që na la më shumë se sa mori”, shkroi ai në një Instastory. /Zëri
