Elijona merr gjithë vëmendjen në sfilatën e vajzave në BBVK
Në Big Brother VIP Kosova, pas sfidës së sfilatës që zhvilluan djemtë pak ditë më parë, mbrëmja e kaluar ishte në duart e vajzave dhe ato shkëlqyen.
Gara e tyre u kthye në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, falë paraqitjeve të guximshme dhe vetëbesimit të tyre në pasarelë.
Ndër konkurrentet që mori vëmendjen më të madhe ishte pa dyshim Elijona. Performanca e saj u përfol gjerësisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit e vlerësuan për elegancën, qëndrimin dhe natyrshmërinë e saj, madje e quajtën edhe “talent i lindur për modeling”.
Elijona zgjodhi një kombinim tërheqës me motive leopardi: një fund shumë të shkurtër, pjesën e sipërme po ashtu të shkurtër në të njëjtat ngjyra, të kompletuar me një kravatë dhe një xhaketë sipër.
Veshja, e kombinuar me buzëqeshjen e saj dhe ecjen plot vetëbesim, e bëri të spikaste mes të gjithave.
Sfilata e vajzave konfirmoi edhe një herë se dinamika në shtëpi po rritet, ndërsa publiku vazhdon të mbajë sytë te çdo detaj.
Elijona, ndërkaq, duket se fitoi një tjetër rund të zemrave të publikut.