“Dhimbjen time e dinë vetëm nënat që kanë humbur fëmijët e tyre”, flet nëna e Shpat Kasapit

“Dhimbjen time e dinë vetëm nënat që kanë humbur fëmijët e tyre”, flet nëna e Shpat Kasapit

Showbiz December 02, 2025 - 14:12

Është duke u mbajtur një mbledhje komemorative në Çair të Maqedonisë së Veriut në nderim të jetës së këngëtarit Shpat Kasapi, i cili vdiq papritur nga një arrest kardiak.

Në këtë mbledhje mes dhimbjes së madhe ka mbajtur fjalim edhe nëna e Shpat Kasapit, e cila u shpreh se kjo është një humbje e madhe për të, shkruan Zeri.info.

Ajo u shpreh se e ka shumë të vështirë të flasë, edhe pse ka ligjëruar për 22 vjet, pasi dhimbja është shumë e madhe.

“Sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndier dhe e dinë të gjitha nënat që e kanë humbur fëmijën e vet. Por në një aspekt tjetër jam shumë krenare që paskam lindur që s’paska qenë vetëm i imi, por i gjithë juve”, u shpreh ndër të tjera nëna e Shpat Kasapit. /Zëri