Bjork i bën thirrje shtetit të saj të tërhiqet nga Eurovisioni për shkak të Izraelit

Bjork i bën thirrje shtetit të saj të tërhiqet nga Eurovisioni për shkak të Izraelit

Showbiz December 06, 2025 - 10:01

Javën e ardhshme, transmetuesi publik islandez RÚV do të vendosë nëse do t'i bashkohet bojkotit kundër Izraelit në Eurovision.

Përpara vendimit të tyre, një nga këngëtaret e tyre më të famshme, këngëtarja Björk ka dhënë mendimin e saj, e cila i ka kërkuar guxim bordit të televizionit publik për të marrë vendim që mos të marrin pjesë në Eurovision 2026, transmeton Zeri.info.

Ajo shkroi në X ku ndaku një artikull ku këngëtari islandez Páll Óskar Hjálmtýsson (i njohur edhe si Paul Oscar, i cili garoi në Eurovision 1997) i bënte thirrje RÚV të tërhiqej.

Në artikull ai deklaroi:

"Fakti që Izraelit i lejohet të përfshihet tani pas gjithçkaje që ka ndodhur më parë thjesht do të thotë që EBU është një llum, dhe edhe nëse EBU është një llum që nuk mund të vendosë kufij për kriminelët e luftës, ne nuk kemi pse të jemi të till"

Në përgjigje, Björk postoi:

Ne mbështesim çdo fjalë të Páll Óskar dhe i urojmë bordit të RÚV guxim në vendimmarrjen e së mërkurës. Mendoni me zemër, faleminderit Páll Óskar.

EBU-ja këtë javë mbajti Asamblenë e Përgjithshme, ku mori vendim që ta lër Izraelin në garë, pas kësaj Spanja, Sllovenia, Irlanda dhe Holanda njoftuar tërheqjen nga Eurovisioni. /Zëri