“Zarf i kuq” në Big Brother VIP Kosova 4

“Zarf i kuq” në Big Brother VIP Kosova 4

Showbiz December 07, 2025 - 22:50

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka mbërritur një 'zarf i kuq', duke trazuar menjëherë situatën dhe duke ngritur kureshtjen e banorëve e publikut.

Zarfi është vendosur nga 'Vëllai i Madh' dhe sipas njoftimit të tij, ai do të hapet gjatë spektaklit të së hënës.

'Vëllai i Madh' ka bërë të ditur se përmbajtja e zarfit lidhet drejtpërdrejt me një prej banorëve brenda shtëpisë, por nuk ka zbuluar asnjë detaj shtesë.Kjo ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe pritjen, pasi zarfet e kuq tradicionalisht shoqërohen me vendime të forta, ndëshkime, privilegje të veçanta ose ndryshime të papritura në lojë.

Ndërkohë, fansat në rrjete sociale kanë nisur me teori e parashikime se për kë banor mund të jetë zarfi dhe çfarë mund të përmbajë ai, duke e kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit.Të gjitha përgjigjet do të zbulohen të hënën në mbrëmje, kur zarfi i kuq më në fund të hapet.