Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuroi një shumë rekord prej 7.1 miliardë dollarësh për organizata jofitimprurëse
Filantropistja MacKenzie Scott njoftoi se në vitin 2025 ka dhuruar 7,1 miliardë dollarë për organizata jofitimprurëse, shifër kjo që përbën një rritje të madhe krahasuar me vitet e mëparshme.
Që nga viti 2019, kontributi i saj total për organizata të ndryshme ka arritur në 26,3 miliardë dollarë.
Nga donacionet e vitit 2025, më shumë se një duzinë kolegjesh dhe universitete historikisht të bardha - në rang HBCU (Historically Black Colleges and Universities) - morën një pjesë të konsiderueshme, përfshirë 783 milionë dollarë vetëm atyre institucioneve.
Midis dhuratave më të medha që u zbuluan publikisht në 2025 ishte edhe një grant prej 70 milionë dollarësh për UNCF, fondacioni më i madh privat për bursa për studentë pakicash, raporton cnn.
Strategjia e saj filantropike është e veçantë: shumica e donacioneve janë pa kushte - ajo nuk kërkon raporte, aplikime apo detaje për përdorimin e fondeve.
Në fjalën e saj, Scott tha se shifra e madhe dollarëshe do të përmendet në lajme, por theksoi se çdo shumë është “vetëm një fraksion shumë i vogël i shprehjeve personale të kujdesit” që po shpërndahen në komunitete. /telegrafi