Selvija ka disa fjalë për motrën e Shpat Kasapit
Showbiz
December 11, 2025 - 10:38
Selvije Jao ka bërë një urim tejet emocional për Jehonën, motrën e Shpat Kasapit, e cila ka përfunduar me sukses magjistraturën.
Me fjalë të mbushura me dashuri e mirënjohje, Selvija e ka konsideruar Jehonën si një motër të vërtetë që i ka qëndruar pranë në çdo hap.
“Edhe pse është motra e madhe e Shpatit, ti për mua ke qenë gjithmonë si motër e vërtetë… më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap,” shkruan Selvija në urimin e saj.
Ajo shtoi se beson me shpirt se i ndjeri Shpat Kasapit do të ishte i pafund krenar për qëndrueshmërinë, forcën dhe arritjet e Jehonës.
“Urime Magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh. E di që Shpati sot buzëqesh për ty. Të dua shumë, Jehona”, përfundon urimi i Selvijes.
