Gruaja serbe, me të cilën Labinot Rexha dyshohet se kishte një fëmijë jashtëmartesor, publikon një tjetër fotografi me Labin dhe fëmijën [video]

Gruaja serbe, me të cilën Labinot Rexha dyshohet se kishte një fëmijë jashtëmartesor, publikon një tjetër fotografi me Labin dhe fëmijën [video]

Showbiz December 11, 2025 - 12:48

Disa ditë më parë, mediat dhe rrjetet sociale u përfshinë nga thashethemet se Labinot Rexha, banori i Big Brother VIP Kosova 4, mund të ketë një fëmijë jashtëmartesor. Në rrjet qarkulluan foto ku ai shfaqej me një grua serbe dhe një bebe, nën përshkrimin “gjaku nuk bëhet ujë”.

Për të sqaruar situatën, bashkëshortja e Labinotit, Laureta Hoxha, reagoi në një intervistë për Kosova Today, duke mohuar që fëmija të ishte i tij dhe duke e cilësuar historinë si një keqkuptim.

Sipas Lauretës, nëna e foshnjës e kishte kontaktuar Labinotin vetëm për ndihmë në gjetjen e babait biologjik, i cili gjithashtu mban mbiemrin Rexha.

“Ajo ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijës së vet… Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin”, deklaroi Laureta, duke theksuar se nuk kishte asnjë lidhje tjetër mes tyre.

Megjithatë, një zhvillim i ri ka trazuar sërish ujërat. Profili i nënës së fëmijës publikoi një foto ku Labinoti shihet duke puthur foshnjën, shoqëruar me përshkrimin: “Vetëm familje. Ju faleminderit”.

Ky imazh dhe përdorimi i termit “familje” duket se bie ndesh me versionin e dhënë nga Laureta, sipas të cilit Labinoti ishte thjesht një ndihmës i rastit.

Mbetet e paqartë nëse përdorimi i termit “familje” është thjesht një shprehje mirënjohjeje apo nënkupton diçka më të thellë. Publiku pritet të ndjekë zhvillimet e ardhshme për të kuptuar nëse kjo foto rrëzon alibinë e Lauretës apo nëse ekzistojnë detaje që ende nuk janë bërë publike. /telegrafi

Image