Vajzës me origjinë nga Kosova që u shpall “Miss Finlanda 2025” i hiqet kurora pas një gjesti racist

Vajzës me origjinë nga Kosova që u shpall “Miss Finlanda 2025” i hiqet kurora pas një gjesti racist

Showbiz December 11, 2025 - 18:13

Sarah Dzafces do t’i hiqet kurora siç njoftuan organizatorët e konkursit të bukurisë në një konferencë për shtyp të enjten.

Dzafce, e cila u kurorëzua "Miss Finlanda" në shtator, u përfshi në një stuhi në rrjetet sociale pasi u publikua një fotografi e saj duke bërë një gjest që shihej si racist.

Fotografia tregon Dzafce duke tërhequr sytë në një formë të pjerrët me gishta, me tekstin poshtë në finlandisht: "kiinalaisenkaa syömäs" që përkthehet përafërsisht si “duke ngrënë me një person kinez”.

Image

Imazhi u interpretua gjerësisht si tallje ndaj personave aziatikë.Fillimisht, Dzafce mbrojti gjestin, duke shpjeguar se kishte tërhequr sytë për shkak të një “dhembjeje të fortë koke”.

Megjithatë, organizata "Miss Finlanda", e cila menaxhon konkursin vjetor, deklaroi të mërkurën se nuk pranon racizëm ose sjellje diskriminuese në asnjë formë.Të enjten, organizata shprehu “falje të sinqerta” për incidentin, duke njoftuar se Dzafce do të lirohet nga titulli i saj.

Si rezultat i kësaj vendimi, Tara Lehtone e cila u rendit në vendin e dytë pas Dzafce do të zërë vendin e saj.Dzafce, e lindur në Oulu dhe e rritur në Kuopio, ka origjinë nga Kosova.“Jam shumë e penduar për të gjithë ata që i kam ofenduar dhe lënduar me veprimet e mia në rrjetet sociale”, tha gjatë konferencës për shtyp të enjten. /Telegrafi