Callum Turner kërkon role filmike pa skena puthjeje:Puthjet e mia janë vetëm për Dua Lipën

Callum Turner kërkon role filmike pa skena puthjeje:Puthjet e mia janë vetëm për Dua Lipën

Showbiz December 15, 2025 - 18:22

Aktori britanik, Callum Turner, ka zbuluar për Variety se tashmë po kërkon role që nuk përfshijnë skena puthjeje me koleget e tij.

Ky vendim vjen si një mënyrë për të ruajtur privatësinë dhe jetën e tij personale, veçanërisht marrëdhënien me partneren e tij, këngëtaren Dua Lipa.

“Edhe pse është pjesë e punës sime, puthjet e mia janë vetëm për Duan”, ka deklaruar Turner.

Image

Aktori ka shtuar se tani po fokusohet në projekte që i lejojnë të shfaqë talentin e tij pa u përfshirë në situata që mund të krijojnë tension ose keqkuptime.

Ky qëndrim është pritur me interes nga fansat, të cilët e shohin si një hap të guximshëm për të vendosur kufijtë mes punës dhe jetës personale.Vendimi i Turnerit ka nisur gjithashtu diskutime mbi mënyrën se si aktorët mund të menaxhojnë marrëdhëniet personale dhe etikën në industrinë e filmit, duke balancuar detyrimet profesionale me respektin ndaj partnerit ose partneres.

Ata janë bashkë që një kohë dhe tashmë të fejuar.