Ledion Liço gati për nisjen e spektaklit: Faleminderit që na pritët

Ledion Liço gati për nisjen e spektaklit: Faleminderit që na pritët

Showbiz December 20, 2025 - 16:18

Ledion Liço, moderatori i mirënjohur i Big Brother VIP Albania, ka ndarë me ndjekësit e tij një postim që ka rritur edhe më shumë pritshmëritë për nisjen e edicionit të pestë të formatit më të ndjekur televiziv në vend.

Postimi vjen në kuadër të përgatitjeve të fundit, duke sinjalizuar se gjithçka është gati për startin e spektaklit.

Në imazhet e publikuar, Ledioni shihet në skenë, i veshur thjesht dhe në mënyrë të rehatshme, teksa bën prova dhe përgatitje teknike për moderimin.

 Ledion Liço/Instagram

Atmosfera në prapaskenë reflekton intensitetin e ditëve të fundit para nisjes së spektaklit, ku çdo detaj po finalizohet.

Në përshkrimin e postimit, moderatori ka shkruar: “Siç do thosh Maria, It’s tiiiime! Faleminderit që na pritët”, një fjali që u prit me entuziazëm nga publiku dhe fansat e formatit, të cilët mezi po presin hapjen zyrtare të shtëpisë së famshme.

Ledion Liço ka qenë gjithmonë një nga figurat më të pëlqyera nga publiku, falë stilit të tij të natyrshëm, profesionalizmit dhe aftësisë për të menaxhuar me elegancë momentet dinamike të spektaklit.

Ndaj, fansat nuk kanë asnjë dyshim se edhe këtë herë ai do të shkëlqejë në rolin e moderatorit, duke i dhënë edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania energjinë dhe ritmin që pritet. /telegrafi