Labi ndjek Jasminën dhe bie për tokë, pretendon se është shtyrë nga ajo

Labi ndjek Jasminën dhe bie për tokë, pretendon se është shtyrë nga ajo

Showbiz December 20, 2025 - 18:15

Një ngjarje e tensionuar u zhvillua sot mes disa banorëve, duke shkaktuar situatë të sikletshme dhe qesharake njëkohësisht.

Në një video që qarkullon, shihet Labi duke e ndjekur Jasminën dhe duke ecur ngjitur me të, pavarësisht kërkesave të saj për distancim.

Jasmina i lutej Labit: “Mos më blloko rrugën, largohu”, ndërsa Labi i përgjigjej: “Mos më shtyj”, edhe pse ai vetë nuk largohej nga ajo.

Situata u tensionua më tej kur Klodi ndërhyri duke i thënë Labit: “Po ti je në rrugë të saj”. Labi reagoi me nervozizëm duke thënë: “Mbylle gojën!”, ndërsa Klodi ia ktheu: “Mbylle ti!”.

Më pas, Labi doli prapë përpara Jasminës, e cila e largon nga vetja duke e prekur në gjoks dhe i thotë: “Largohu”, por Labi përsëri thotë: “Mos më shtyj”.

Kur Jasmina e bën këtë sërish, Labi bie në tokë, pretendon se është shtyrë nga ajo, por situata merr kthesë qesharake kur Jasmina dhe Klodi shpërthejnë në të qeshura, duke kuptuar se Labi ishte rrëzuar vetë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ndryshme nga ndjekësit, të cilët nuk ishin aq shumë krenarë me gjestin e Labit. /telegrafi