Paneli i opinionistëve: Rikthehet Arbër Hajdari, ndërsa Monika Kryemadhi debuton për herë të parë në BBVA [video]

Paneli i opinionistëve: Rikthehet Arbër Hajdari, ndërsa Monika Kryemadhi debuton për herë të parë në BBVA [video]

Showbiz December 20, 2025 - 22:13

Arbër Hajdari është rikthyer sërish në rolin e opinionistit në Big Brother VIP Albania, këtë herë për edicionin e pestë të spektaklit më të ndjekur në vend.

Pas shumë vitesh në këtë pozicion, prania e tij në skenë u prit me duartrokitje dhe brohoritje të shumta nga publiku në sallë.

Gjatë hyrjes së tij, Hajdari u shpreh shkurt para publikut, duke deklaruar: “Kjo dëshmon se sa serioz jam”, një fjali që u komentua menjëherë në rrjetet sociale dhe nga ndjekësit e formatit.

Më pas, u prezantua edhe opinionistja tjetër e këtij sezoni, Monika Kryemadhi, e cila i bashkohet për herë të parë Big Brother VIP Albania.

Ky rol shënon një hap të ri për Kryemadhin, e njohur më parë si politikane, duke sjellë një profil ndryshe në panelin e opinionistëve të këtij edicioni.

Rikthimi i Arbër Hajdarit dhe debutimi i Monika Kryemadhit pritet t’i japin një dinamikë të re diskutimeve dhe analizave brenda spektaklit. /telegrafi