Do të ishte pjesë e Big Brother VIP Albania 5, Ledioni i bën homazh Shpat Kasapit
Showbiz
December 21, 2025 - 00:52
Moderatori, Ledion Liço i bëri një homazh prekës gjatë transmetimit, duke u ndalur tek kontributi dhe energjia e tij.
“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe tregonim shembullin që ai donte të tregonte për të birin. Kërkoj një duartrokitje. Lamtumirë Artist!”, tha Ledion Liço, duke ndarë emocionin dhe respektin për Shpatin.
Ky moment i trishtë shënon mungesën e një prej artistëve të dashur shqiptarë dhe lë një boshllëk të madh jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për publikun dhe audiencën e BBVA 5. /telegrafi