“A jeni katolikë”, Blerina Rugova ia jep përgjigjen epike ndjekësit

“A jeni katolikë”, Blerina Rugova ia jep përgjigjen epike ndjekësit

Showbiz December 25, 2025 - 08:05

Dizejnatorja e mirënjohur, Blerina Kllokoqi-Rugova, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, duke u dhënë mundësinë për ta pyetur rreth gjërave që i mundojnë. Megjithatë, një pyetje e përsëritur mbi përkatësinë fetare të familjes së saj ka marrë vëmendjen kryesore, duke e shtyrë atë të japë një përgjigje përfundimtare.

Kapitulli që mbyllet këtu

Blerina u pyet nëse familja e saj i përket besimit katolik apo atij mysliman, një dilemë kjo që sipas saj shfaqet sa herë që ajo hap një pyetësor. Edhe pse zakonisht zgjedh të mos përgjigjet, këtë herë disenjatorja vendosi ta sqarojë situatën: “Ne jemi besimtarë të fesë myslimane. Unë dhe familja jem”, u shpreh ajo, duke kërkuar që ky kapitull të konsiderohet i mbyllur një herë e përgjithmonë.

Respekti mbi ndasitë fetare

Përtej deklarimit të fesë që i përket, ajo theksoi se në familjen e saj, si nga ana e prindërve ashtu edhe nga familja e bashkëshortit, Mendimit, mbizotëron respekti universal. Ajo tregoi se në shtëpinë e tyre festohet çdo festë, pa marrë parasysh përkatësinë, duke vënë theksin te toleranca dhe harmonia ndërfetare që e ka karakterizuar rritjen dhe jetën e saj.

Një përgjigje me nota humori

Në mbyllje të kësaj teme, Blerina nuk la pa përdorur edhe pak humor me ndjekësin kurioz. Për të dëshmuar njohuritë e saj mbi besimin islam, ajo pyeti me ironi nëse kishte nevojë t’i recitonte ndonjë lutje specifike. “A po don me ta thanë tespih-dovën, a shahadetin, a kulivallahun, cilën p’e don? Krejt t’i thom”, përfundoi ajo, duke treguar se i zotëron mjaft mirë bazat e besimit të saj. /Prive By Liberta Spahiu