Adrit dhe Ilirianës u vidhet vetura, Policia jep detaje

Adrit dhe Ilirianës u vidhet vetura, Policia jep detaje

Showbiz December 26, 2025 - 13:42

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë detaje për vjedhjen e veturës së këngëtarit Adrit dhe Ilirianës, që këta të fundit njoftuan se vetura e tyre e tipit Audi A6 është vjedhur në fshatin Zhelinë.

Siç njoftoi Policia, vetura ishte me dyer të bllokuara e me motor të ndezur i parkuar në hapësirat e një objekti hotelierik. Në njoftim thuhet se dokumentet a pasagjerëve ishin në makinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më 26.12.2025, në orën 04:15, në SPB Tetovë, K.R. (31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orës 01:40, nga hapësira e parkimit të një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, i është marrë automjeti i tij i pasagjerëve ‘Audi A6’ me marka kombëtare të Kosovës, i cili ishte me dyer të pabllokuara dhe me motor të ndezur, e në të cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhëtimit dhe ai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit
dhe për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, përmes një postimi në rrjetet sociale, Adri ka bërë të ditur se gjatë orëve të para të mëngjesit janë përballur me vjedhjen e makinës së tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 në fshatin Zhelinë, konkretisht në rrugën e vjetër.

Image