Tezja për raportin e Selinit me Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e vet dhe një burrë të martuar [video]

Tezja për raportin e Selinit me Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e vet dhe një burrë të martuar [video]

Showbiz December 28, 2025 - 16:55

Tezja e Selin Bollatit ka folur për të dhe këto ditë të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka komentuar raportin me Armir Shahinin, pas një sfide që kishin, për të ndarë shtratin bashkë.

E njëjta flet në emër të familjes, duke thënë se ajo është e zgjuar dhe e di se si të veprojë në secilin rast.

"Situata mund të quhet ulje-ngritje, Prime i parë ishte shumë ndikues, një ide që jo ashtu siç u mor. Selin është nisur pa asnjë lloj plani, nuk di të ec me laps dhe letër, një vajzë e çiltër, shumë besnike. Kjo është një lojë. Nuk ishte zgjedhja e saj. Për këtë më vjen keq", u shpreh ajo.

Tezja e Selinit ka folur edhe për atë nëse mund të ketë diçka më shumë me Mirin.

"Selin është rritur nga një familje shumë e madhe, me dashuri shumë të madhe. Prindërit e Selin i kanë falur dashuri shumë të madhe. Kategorikisht unë jam këtu për të mohuar dhe për të shuar disa zëra sepse kjo është një gjë, duke e njohur, është një gjë që duhet të shuhet. Mosha e babait të Selin është 47 vite dhe kurrsesi nuk jemi të rritur në atë frymë", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Nuk mundet Selini të ketë pëlqim për babanë e vet dhe një burrë të martuar që gëzon familje të shëndetshme. Kjo duhet të ndalohet si gjë". /telegrafi