Brigit Bardot varroset në Saint-Tropez, djali që ajo e urrente dhe e krahasonte me një tumor gjithashtu i bëri homazhe asaj

Brigit Bardot varroset në Saint-Tropez, djali që ajo e urrente dhe e krahasonte me një tumor gjithashtu i bëri homazhe asaj

Showbiz January 07, 2026 - 15:09

Aktorja franceze Brigitte Bardot është varrosur në Saint-Tropez, ku jetoi për më shumë se gjysmë shekulli pasi u tërhoq nga bota e kinemasë në kulmin e famës së saj.

Ceremonia mortore filloi me këngën "Ave Maria" nga Maria Callas në kishën e Notre-Dame-de-l'Assomption në prani të bashkëshortit të saj Bernard d'Ormale, djalit Nicolas-Jacques Charrieri, nipërve dhe mbesave dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Aktorja nuk kishte marrëdhënie të mira me të birin. Ajo kurrë nuk donte të bëhej nënë dhe e krahasonte shtatzëninë me një tumor. Ajo ia besoi rritjen e të birit ish-bashkëshortit të saj, Jacques Charrier, me të cilin ishte e martuar nga viti 1959 deri në vitin 1963.

Megjithatë, Nicolas-Jacques Charrier mbërriti në funeralin e saj dhe vendosi lule me mbishkrimin "Për Nënën", i cili ishte një moment veçanërisht emocionues për të gjithë të pranishmit.

Qindra fansa të saj u mblodhën në qytetin e vogël për të ndjekur lamtumirën e saj në ekranet LED të vendosura në port dhe në sheshe.

Në funeral morën pjesë shumë figura të famshme, përfshirë themeluesen e partisë franceze të krahut të djathtë, Tubimi Kombëtar, Marine Le Pen.

Brigitte Bardot ndërroi jetë më 28 dhjetor 2025, në moshën 91 vjeç. Burri i saj, Bernard d'Ormale, tha në një intervistë me Paris Match se ajo vdiq nga kanceri. Ai tha se lufta për mbrojtjen e kafshëve ishte në mendjen e saj deri në frymën e fundit. /telegrafi

Image

Image

Image

Image
Image