Nikki Glaser bëri shaka për DiCaprion: I arrite të gjitha para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç
Komediania Nikki Glaser prezantoi ndarjen e çmimeve Golden Globe këtë vit, e cila u mbajt të dielën në mbrëmje.
Ceremonia u shënua nga monologu i saj i zgjuar në të cilin, ndër të tjera, ajo bëri shaka për Leonardo DiCaprio-n dhe jetën e tij dashurore, si dhe për yje të tjerë të Hollivudit.
Glaser reflektoi mbi nominimin e DiCaprio-s për filmin "One Battle After Another", duke i dërguar atij një sërë komplimentesh.
"Çfarë personi i çmendur, ti rrezaton fjalë për fjalë nga ekrani. Ke pasur një karrierë të jashtëzakonshme me role të panumërta ikonike, ke punuar me të gjithë regjisorët e mëdhenj. Ke fituar tre çmime Golden Globe dhe një Oscar".
Më pas ajo shtoi: “Dhe gjëja më mbresëlënëse nga të gjitha është se ia dole t’i arrish të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç. Dua të them, kjo është vërtet çmenduri”.
Aktori 51-vjeçar buzëqeshi dhe tundi kokën në shenjë miratimi. E dashura e tij 27-vjeçare, Vittoria Ceretti, me të cilën ai kaloi pushimet së fundmi në Shën Barts, nuk ishte e pranishme në ceremoni.
“Leo, më vjen keq për këtë shaka, është e kotë dhe u përpoqa ta shmangia, vazhdoi Glaser. Por, vëlla, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Nuk ka asgjë tjetër. Unë bëra kërkimin tim, intervista më e thelluar që ke dhënë ndonjëherë ishte për Teen. A është ushqimi yt i preferuar ende 'makarona, makarona dhe akoma më shumë makarona'?”.
"Po", murmëriti DiCaprio nga tavolina e tij, duke bërë shenjë me gishtin e madh lart. "Sigurisht që po".
Në monologun e saj, Glaser u ndal edhe te Timothée Chalamet. Edhe pse, siç kishte njoftuar më parë, nuk i kishte “mprehur” shakatë për të dashurën e tij Kylie Jenner, ajo theksoi se marrëdhënia e tyre është një nga temat kryesore jashtë botës së filmit në fillim të sezonit të ndarjes së çmimeve.
Chalamet u nominua për çmimin Aktor më i Mirë në një Muzikal/Komedi për filmin "Marty Supreme".
"Çfarë performance të përkushtuar dhe", e lavdëroi Glaser, duke shtuar: "Je aktori i parë në histori që shton muskuj për një film pingpong. Ke shtuar mbi 60 ons, është çmenduri".
Ishte radha e Julia Roberts, e nominuar për aktoren më të mirë në një dramë për filmin "After the Hunt". Ashtu si në "Wicked", "jam kthyer për vazhdimin", filloi Glaser.
"Ashtu si Frankenstein, edhe unë u formova nga një kirurg evropian pa licencë. Dhe ashtu si podkasterët e nominuar sonte, nuk duhet të jem kaq afër Julia Roberts", tha ajo.
Aktorja u përgjigj me një buzëqeshje të dallueshme.
Pas performancës së suksesshme të vitit të kaluar, Glaser ishte e vetëdijshme për sfidën që e priste – të gjente një ekuilibër midis zgjuarsisë dhe guximit pa ofenduar yjet në audiencë.
"Duhet të jesh shumë e kujdesshme me shakatë në mënyrë që të mos ia prishësh mbrëmjen askujt. Por në të njëjtën kohë, duhet t'u japësh njerëzve në shtëpi një arsye për të qeshur. Publiku pret që të bësh shaka për yjet më të mëdhenj - kjo është ajo që ata duan të shohin", tha ajo për CBS Mornings përpara ndarjes së çmimeve. /telegrafi