Alba Pollozhani: Meshkujt që janë ndarë nga unë tani më luten t'iu kthehem [video]

Alba Pollozhani: Meshkujt që janë ndarë nga unë tani më luten t'iu kthehem [video]

Showbiz January 16, 2026 - 00:07

Në 'Darkën e të Nominuarve' pati shumë pyetje për Lim Hotin për Alba Pollozhanin.

Ajo theksoi se nuk e detyron askënd për lidhje dhe se meshkujt i luten asaj.

E njëjta shtoi gjithashtu se ka pasur shumë pak meshkuj në jetë, por që të gjithë e kanë lutur e i janë përgjëruar që të kthehet.

"Alba nuk e detyron askënd me zor. Njerëzit vijnë vet te unë. Më beso ata pak meshkuj që janë ndarë nga unë sot e kësaj dite më luten më vijnë nga mbrapa dhe më përgjërohen dhe Alba kur e kryen me një person i jep një shans të dytë. Kam pasur shumë pak meshkuj, numërohen vetëm me një dorë", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Të gjithë më kthehen, luten, përgjërohen dhe të gjithë vijnë me gatishmëri për martesë familje e gjëra të tjera".

E gjithë kjo nisi pasi Limi, ish-partneri i saj tani po shijon një lidhje me Dolcen.

Alba tha se ia dëshiron më të mirat dhe shumë suksese në marrëdhënien e tyre. /telegrafi