“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, Stelina me rrëfim tronditës në BBVA

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, Stelina me rrëfim tronditës në BBVA

Showbiz January 18, 2026 - 09:23

Stelina ka tronditur publikun me rrëfimin e saj në BBVA, duke ndarë një histori prekëse dhe jashtëzakonisht sfiduese nga fëmijëria e saj.

Në vitin 2009, ajo përjetoi dhe pa me sytë e saj ngjarje që asnjë fëmijë nuk do të duhej t’i përjetonte kurrë.

Babai i saj ushtroi dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së saj, në një episod tejet të rëndë dhe traumatik.

“Më 13 gusht 2009, duke gdhirë kjo datë, jeta ime, merr një kthesë tjetër. Gjithçka ndodhi për 15 minuta. Erdhi me vrap tek dera e dhomës, ku ndodhi e gjithë gjëja, ai vendosi një levë tek dera derisa mami po tentonte ta mbyllte dhe me levën ai e shtyu derën dhe hyri brenda. Mami ishte e para që i doli përpara dhe mori shumë plagë duke përfshirë edhe një plagë brenda në gojë, një plagë pranë zemrës, tentoi të kapë thikën me dorë duke e çarë, të gjithë dorën, komplet. Ka pas një prerje pranë qafës, dhe për ta mbrojtur ndërhyn motra ime që ishte 14 vjeçe në atë kohë dhe plagoset në qafë shumë pranë venave, dhe mami në ato momente e tërheq përsëri babin dhe babi vazhdon dhe e plagos”, ka rrëfyer ajo mes lotësh, teksa rikujton ngjarjen e trishtë.

“Ndërkohë që ndodhte përleshja, motra çohet dhe merr levën dhe me të i bie në kokë babit, duke e lënë të shtrirë për disa sekonda në tokë, derisa mami arrin të ngrihet merr motrën dhe tentojnë të dalin jashtë. Unë vazhdoja dhe rrija ulur në krevat, pa reagim, bashkë të dyja pa folur lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”.

“Më vjen keq që im at u kthye në përbindëshin e jetës tonë”, theksonte ajo mes tjerash.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike, Stelina ka deklaruar se e ka vizituar babanë e saj vetëm dy herë në burg dhe se në një moment kishte marrë vendimin përfundimtar për të mos e takuar më kurrë.

Në qershor të vitit 2025, babai i saj ndërroi jetë dhe se në varr ajo deklaroi se do t’i shkonte vetëm kur ajo të jetë e qetë dhe e bindur që e ka falur dhe se i ka harruar të gjitha.