Teksa është i mbyllur e s’di gjë, Labinot Rexha humb personin më të dashur jashtë

Teksa është i mbyllur e s’di gjë, Labinot Rexha humb personin më të dashur jashtë

Showbiz January 20, 2026 - 08:05

Një lajm i hidhur ka ardhur sot për familjen e këngëtarit të njohur Labinot Rexha.

Ndërkohë që ai është pjesë e garës në Big Brother VIP Kosova 4, jashtë shtëpisë ka ndodhur një humbje për rrethin e tij familjar.

Sipas raportimeve nga media lokale Rahoveci Live, ka vdekur gjyshi i tij, Ali Rexha.

Kjo ngjarje vjen në një moment kur Labinoti ndodhet i izoluar dhe larg familjes së tij, duke e bërë situatën paksa më specifike për shkak të rrethanave televizive.

Ali Rexha kujtohet nga të gjithë si një njeri me vlerat më të larta njerëzore.

Ai ishte i njohur si një burrë i urtë, shumë punëtor dhe mbi të gjitha i ndershëm. Të afërmit dhe shoqëria e vlerësonin për karakterin e fortë dhe fjalën e drejtë që e karakterizonte gjithmonë.

Edhe pse jeta e tij kishte sfidat dhe vështirësitë e veta, ai i kaloi ato me dinjitet dhe me një përkushtim të madh ndaj familjes.

Vlerat dhe shembulli që ai la pas do të mbesin gjatë në kujtesën e atyre që e njohën nga afër.

Njoftimi për këtë humbje është bërë nga vetë familjarët e të ndjerit. Tani mbetet për t’u parë se si do të veprohet në lidhje me Labinotin që ndodhet brenda formatit.

Nuk dihet ende nëse familja do të kërkojë që ai të njoftohet për vdekjen e gjyshit apo do të vendosin që ai të vazhdojë lojën pa u rënduar nga ky lajm.

Këto janë vendime që i takojnë familjes në këto momente zie.