“Kam ruajtur lopët që fëmijë”, Londrim Mekaj rrëfen sfidat e jetës, nga jeta në fshat deri te zhvendosja në Prishtinë

“Kam ruajtur lopët që fëmijë”, Londrim Mekaj rrëfen sfidat e jetës, nga jeta në fshat deri te zhvendosja në Prishtinë

Showbiz January 20, 2026 - 08:56

Banori Londrim Mekaj ka ndarë në Prime-n e së hënës linjën e tij të jetës.

Ai ka rrëfyer detaje nga fëmijëria e tij, jeta në fshat e deri te zhvendosja në Prishtinë.

Këngëtari shqiptar tregon se i është dashur të punojë që fëmijë, pasi kishin një fermë me lopë.

Më pas tregoi edhe lidhjen me prindërit, veçanërisht me të ëmën dhe për atë se si vendosi të shpërngulej në Prishtinë.

Rrëfimi i plotë, pa ndërhyrje:

Si fëmijë kam qenë shumë i lumtur pozitiv, kam pasur qejf të ndihem gjallë të bëj gjëra që më kanë pëlqyer në të njëjtën kohë nuk kam mundur ta shijoj fëmijërinë shumë sikur me u rrit para kohës e kemi pas fermën tonë, prej një moshe shumë të vogël që t'i ruaj lopët me i ndihmu nënës babait në vend se të luaj të kënaqem nuk jam pishman as edhe një herë, por si fëmijë e meriton me shiju fëmijërinë.

Kam filluar të punoj si 7-8 vjeç dhe deri në moshën 22-vjeçare kam jetuar një rutinë të njëjtë gjithmonë me shpresën se kur po ndërron diçka, gjithmonë e kam ditur se i përkas jetës së katunit.

Ka pasur raste që më është dashur të zgjohem herët në mëngjes me i mjel lopët, me u pastru me shku në shkollë tani me i rujt.

Ka qenë ngarkesë që s'kam mundur ta shpreh me askënd. Nga fëmijëria kisha dashur të përjetoj si fëmijë e jo të rritem para kohës.

Me nënën ka qenë një person që e kam pasur për gjithçka. Ka qenë, shok, nënë, babë.

Nëna është forca ime dhe është problem të flas me të. Babai ka qenë i fokusuar shumë te puna si të arrij të bëj diçka më mirë, e kam ndjerë një farë zbrazëtie mungese që s'kam mundur t'ia them kurrë.

Lidhjen me babanë sot e kam shumë shumë mirë, por kam qenë më i ftohtë.Adoleshenca ka qenë periudha kur e kam zënë veten duke menduar për ëndrrat e mia, e kam ditur qëllimin në jetë.

Në fshat kam jetuar deri në moshën 21-vjeçare dhe ka qenë një moment që kam thënë është bërë boll.

Puna që e kam bërë nuk më ka kënaqur, kam ardhur në Prishtinë.

I vetmi person që meriton me ia dëshmu çka si tek është vetja ime.

Deri tash Big Brother për mua është eksperienca më e bukur, e kam përjetuar një fëmijëri.

Më ka mësuar të jetoj 100 për qind ashtu si do, pa marrë parasysh nëse paragjykohesh.