“Greatest Hits” e “The Eagles”, albumi i parë në historinë e SHBA-së që shet mbi 40 milionë kopje
Albumi”Greatest Hits” i viteve 1971–1975 i grupit ” The Eagles” u publikua për herë të parë pothuajse saktësisht 50 vite më parë, shkurt 1976.
“Në një epokë dhe kulturë ku gjithçka duket se bëhet gjithnjë e më e përkohshme, është kënaqësi të kesh qenë pjesë e diçkaje që ka qëndrueshmëri edhe pas pesëdhjetë vitesh,” tha në një deklaratë anëtari themelues, bateristi dhe këngëtari Don Henley.
“Jemi të mahnitur dhe mirënjohës”, shtoi ai “.
“The Eagles” nisi dje 12 shfaqjet e fundit në Las Vegas.
“The Eagles u formuan në Los Angeles në fillim të viteve 1970 dhe mjeshtëruan përzierjen e rock ’n’ roll-it me muzikën country. Hitet e tyre, përfshirë, “Hotel California” dhe “Take It Easy” u bënë pjesë e kolonës zanore të asaj dekade.
Grupi u shpërnda në vitin 1980 dhe u ribashkua 14 vite më vonë, me Henley dhe Glenn Frey si dy anëtarët e vetëm origjinalë; Frey ndërroi jetë në vitin 2016.
Grupi u pranua në “Rock & Roll Hall of Fame” në vitin 1998 dhe u nderua nga “Kennedy Center” në vitin 2016. /atsh