Vajza nga Kosova, mahnit jurinë e “The Voice of Finland”
Showbiz
January 26, 2026 - 08:18
Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë.
Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.
Me këngën “How i was supposed to live without you”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.
Zëri i saj i fuqishëm u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.