Ronaldo me dedikim të veçantë për Georginan në ditëlindjen e 32-të, merr dhuratë edhe një orë “Rolex”
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror edhe në moshën 41-vjeçare, duke ndërtuar sukses jo vetëm në fushë, por edhe në jetën personale.
Prej vitesh, ai ka në krah Georgina Rodríguez, me të cilën ka krijuar një marrëdhënie të fortë dhe një familje të madhe.
Me rastin e ditëlindjes së 32-të të Georginas, ylli portugez i bëri një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.
Në një foto të publikuar në Instagram, Ronaldo shkroi: “Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime".
Këtë vit, ditëlindja e Georginas e gjeti çiftin larg njëri-tjetrit, pasi ajo ndodhet në Shtetet e Bashkuara për premierën e dokumentarit “Melania”, kushtuar Zonjës së Parë të SHBA-së.
Pas gati një dekade lidhjeje, Cristiano Ronaldo i propozoi martesë Georginas më 10 gusht 2025.
Dasma pritet të zhvillohet këtë vit në Madeira, vendlindjen e futbollistit, dhe sipas Georginas, do të jetë një ceremoni e vogël dhe intime, pavarësisht famës së madhe të çiftit.


Futbollisti ka djalin Cristiano Jr., ndërsa më pas erdhën në jetë binjakët Eva Maria dhe Mateo, vajza Alana Martina dhe Bella Esmeralda.
Georgina krahas kësaj mori për dhuratë edhe një orë 'Rolex' që kap vlerën e mbi 40 mijë eurove. /Telegrafi