Alba dhe Limi shijojnë një moment intim në xhakuzi

Alba dhe Limi shijojnë një moment intim në xhakuzi

Showbiz January 29, 2026 - 10:18

Alba dhe Limi janë parë më të afërt se kurrë më parë, duke nxitur kureshtjen e publikut.

Dyshja është kapur nga kamerat teksa shijonin momente romantike, përfshirë edhe një puthje, ndërsa po freskoheshin së bashku në xhakuzi.

Ditët e fundit, Alba dhe Limi janë parë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar çaste të mbushura me afrimitet dhe biseda të afërta brenda shtëpisë së BBVK-së.

Ky afrim i sërishëm erdhi pas përfundimit të njohjes mes Limit dhe Dolces, të cilët vendosën të ndanin rrugët e tyre.

Pa dyshim që situata e re mes Albës dhe Limit ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke marrë parasysh ballafaqimin e tyre të bujshëm të pak javëve më parë.

Duke qenë se dyshja kanë pasur një histori para BBVK-së, afrimiteti i Limit me Dolcen, distancimi nga kjo e fundit, dhe tani bashkimi me Albën ka nxitur një sërë diskutimesh në internet.