“Nuk ia fali vetës”, Gjesti rikthehet me baladën prekëse dedikuar vëllait të ndjerë

“Nuk ia fali vetës”, Gjesti rikthehet me baladën prekëse dedikuar vëllait të ndjerë

Showbiz January 29, 2026 - 19:04

Pas një periudhe të vështirë shkëputjeje nga skena muzikore, artisti i njohur Gjesti është rikthyer sot me një projekt që mbart peshë të madhe emocionale.

Këngëtari ka publikuar baladën e tij më të re, të titulluar Memories, një dedikim i ndjerë që vjen pas tragjedisë familjare që e mbajti larg syrit të publikut, humbjes së vëllait të tij.

Ky projekt nuk përfaqëson thjesht një këngë të radhës në karrierën e tij, por një pasqyrim artistik të dhimbjes, mungesës dhe kujtimeve që mbeten të pashlyeshme.Për ta sjellë këtë rrëfim personal në mënyrën më të sinqertë, Gjesti është kujdesur vetë për tekstin dhe vijën melodike, duke transmetuar emocionet pa filtra dhe pa zbukurime të panevojshme.