“Nuk je lojtar ti, frikacak”, eskalon debati mes Ludo Lee e Arditit
Showbiz
February 04, 2026 - 16:45
Një debat me tone të larta ka ndodhur këtë të mërkurë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.
Arditi dhe Ludo kanë qenë protagonistë të këtij debati, teksa kanë ofenduar edhe njëri-tjetrin me fjalë të rënda.
Pikënisje ishte fjala e këngëtarit, i cili tha se nuk bie në nivelin e Ludos dhe shumë të tjerëve.
“Po çfarë niveli, po kap luj, çfarë lojtari je ti, lojtar frikacak”, u shpreh i mllefosur Ludo.
"Kush je ti, shuj aty. Lojtar nuk je, të respektoj si njeri. Sa për ty duhet me u fik televizori nesër", iu drejtua më tej Ludo.
Ata nuk janë ndalur e kanë vazhduar me ironi e thumba, duke mos u pajtuar në shumë gjëra.
Arditi ka qenë shumë më pasiv dhe i qetë gjatë qëndrimit në Big Brother. /telegrafi