Ermal Mamaqi: Humori im lindi nga dhimbja në familje, bëja humor për të qetësuar gjakrat
Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim personal në “Grida Duma Podcast”, ku tregon se humori që e ka bërë një nga figurat më të dashur për publikun shqiptar, ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.
“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.
Aktori dhe moderatori i njohur rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situata të vështira.
Foto: YouTube
“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, tregoi mes tjerash.
Mamaqi ka folur edhe për marrëdhënien me fëmijët e tij, si baba i një djali dhe një vajze.
I njëjti zbuloi shumë gjëra si nga karriera profesionale ashtu edhe nga ajo personale.