Zarf i kuq për Elijona Binakajn në Big Brother VIP

Zarf i kuq për Elijona Binakajn në Big Brother VIP

Showbiz February 09, 2026 - 19:32

Një zarf i kuq është futur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Siç thuhet zarfi është për Elijona Binakajn dhe duket se ka të bëj me një informacion nga jashtë.

Kjo pasi pas rrëfimit për jetën pati një reagim nga daja e saj, duke dhënë një version tjetër të ngjarjes.

Është aluduar se mund të jetë daja i saj, ndonëse mbetet për t'u parë gjatë spektaklit.

Banorët brenda nuk janë në dijeni se për kë është dhe kanë filluar menjëherë me aludime.

Pritet të shihet edhe reagimi i Elijonës dhe se çfarë do të thotë në lidhje me ngjarjen.

Sonte po ashtu do të zbulohet edhe finalja e edicionit të katërt të Big Brother.