Elijona Binakaj shpallet finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4

Elijona Binakaj shpallet finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4

Showbiz February 16, 2026 - 23:31

Në garë për finalistin e dytë në Big Brother VIP Kosova 4 kanë qenë: Londrim Mekaj, Elijona Binakaj, Hygerta Sako, Ardit Stafaj dhe motrat Suanita dhe Aurora Rrusta.

Konkurrentët që u eliminuan për të vazhduar për në finale ishin: motrat, Arditi e më pas Hygerta Sako.

Ndërkohë që gara e fortë ishte në fund në mes të Elijona Binakajt dhe Londrim Mekajt.

Dhe finalisti i dytë i këtij edicioni u shpall Elijona.

Ndërkaq, finalisti i parë u shpall pak ditë më parë Ludo Lee.

Finalja e madhe e këtij spektakli do të mbahet më 27 shkurt, e premte.

Mbetet për t’u parë se kush do ta rrëmbej çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.