Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Festim Arifi, i njohur si Lyrical Son, ka ndarë kujtime nga fëmijëria e tij, kur iu arrestua babai.
“Më rrok edhe mu te qata njerëz, edhe unë e kam pa babën t’u ma arrestu, unë e kam çel derën, i kam pas 5-6 vjeç. Fati shpëtoi qysh shpëtoi. Unë isha t’u lujt me kilikera. Ma kanë bo në gjuhën e tyre ‘ku e ke babën’, edhe s’e kam pa dy vjet”.
Ai shtoi se heronjtë për të nuk lidhen me personazhe si Spiderman ose Batman, por me përvojën e tij.
“S’u kanë për mu Spidermani, as Batmani, për mu është kanë UÇK-ja. Unë jam kanë në Prishtinë, na veç kena ditë që filani është në UÇK. Përndryshe, gjeneratat e reja është gjithmonë mirë me u informu. Secili profesor e njeri i edukum, e ka porosinë e njëjtë, është me u informu. Ma mirë me lexu libra, se komente”, tha reperi.
Lyrical Son po ashtu do të jetë një nga artistët që do të performojnë në marshin “Drejtësi, jo politikë”.
Krahas tij, edhe shumë artistë të tjerë kanë shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, në protestën që mbahet sot (e martë) në Prishtinë. /telegrafi