Gjithë shqiptarët kudo që janë - Shqipëri, diasporë, Maqedoni e Çamëri, sot jemi të gjithë në Prishtinë
Showbiz
February 17, 2026 - 12:50
Me fillim nga ora 14:00, në Prishtinë do të mbahet marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në këtë ngjarje, e cila pritet të jetë madhështore dhe që u organizua do të marrin pjesë shumë personalitete, në mesin e tyre edhe deputeti shqiptar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili bëri thirrje për pjesëmarrje masive.
“Gjithë shqiptarët kudo që janë, Shqipëri, diasporë, Maqedoni, Çamëri, sot jemi të gjithë në Prishtinë”, deklaroi ai.
Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka publikuar një fotografi në Instastory, ku shihet bashkë edhe me këngëtarin Yll Limani.