Vdes Jesse Jackson, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat Civile pas Martin Luther King Jr

Vdes Jesse Jackson, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat Civile pas Martin Luther King Jr

Showbiz February 17, 2026 - 13:22

Reverendi Jesse L. Jackson, dy herë kandidat presidencial, dhe i cili udhëhoqi Lëvizjen për të Drejtat Civile për dekada pas vrasjes së udhëheqësit të nderuar, vdiq të martën në moshën 84-vjeçare.

Vajza e tij, Santita Jackson, konfirmoi se babai i saj vdiq në shtëpi, i rrethuar nga familja, shkruan AP.

Si një organizator i ri në Çikago, Jackson u thirr të takohej me Kingun në Motelin Lorraine në Memfis pak para se King të vritej dhe më pas ai e pozicionoi veten publikisht si pasardhës i Kingut.

Xheksoni u angazhua një jetë të tërë duke mbrojtur të varfrit dhe të nën-përfaqësuarit në çështje, nga e drejta e votës dhe mundësitë e punësimit deri te arsimi dhe kujdesi shëndetësor.

Ai shënoi fitore diplomatike me udhëheqësit botërorë dhe, nëpërmjet Koalicionit të tij Rainbow/PUSH, ai i kanalizoi thirrjet për krenari dhe vetëvendosje të zezakëve në bordet e korporatave, duke ushtruar presion mbi drejtuesit që ta bënin Amerikën një shoqëri më të hapur dhe të barabartë.