Pesë finalistë në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova
Showbiz
February 17, 2026 - 16:37
Janë përzgjedhur tashmë dy finalistët e edicionit të katërt të Big Brother.
Ludo Lee u shpall finalisti i parë, ndërsa Elijona Binakaj rrëmbeu vendin e dytë për në finale.
U bë e ditur gjithashtu se do të jenë gjithsej pesë finalistë.
Të premten do të shpallen edhe tre të tjerët, kurse tre të tjerë do të eliminohen nga formati.
Kanë ngelur vetëm dhjetë ditë deri në finalen e madhe të këtij edicioni, e cila do të jetë më 27 shkurt.
Mbetet për t'u parë se kush është konkurrenti që sivjet rrëmben çmimin e madh.
Sidoqoftë, edhe ky edicion ka pasur momente të ndryshme, lot, surpriza, emocione e befasi të mëdha.