Pas përjashtimit të Kristit, banorët aludojnë: Mos është ngjitur në mur? [video]

Pas përjashtimit të Kristit, banorët aludojnë: Mos është ngjitur në mur? [video]

Showbiz February 20, 2026 - 12:05

Një surprizë e papritur tronditi banorët këtë mëngjes në Big Brother VIP Albania 5.

Një zarf i zi solli lajmin se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet", thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena.

Banorët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Kristin dhe kanë nisur të aludojnë se ai mund të jetë ngjitur në mur, ashtu sikurse ka ndodhur edhe dy herë të tjera.

Stenaldo: Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur.

Selin: Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren. Kushedi ka hipur prapë atje.

Juela: Po bënte gati rrobat dje.

Stenaldo: Jo nuk e kuptoj ketë gjë.

Juela: Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë.

Mbetet të shihet gjatë spektaklit të së shtunës se çfarë ka ndodhur. /telegrafi