Kompletohet pesëshja finaliste e Big Brother VIP Kosova 4 - hapet televotimi për fituesin
Showbiz
February 21, 2026 - 09:58
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka arritur në kulmin e tij me finalen e madhe, dhe pesëshja e finalistëve është tashmë kompletuar.
Publiku ka vendosur për emrat që do të luftojnë për titullin, duke shpallur finalistët: Elijona, Ludo Lee, Londrim Mekaj, Klodi dhe Hygerta Sako.
Nga ana tjetër, garës i janë përfunduar rrugët Benita Zena, Dolce, si dhe motrat Aurora Rrusta dhe Suanita Rrusta, të cilët janë eliminuar gjatë spektaklit të fundit.
Kështu, pesëshja finale është e kompletuar dhe të gjithë sytë janë drejtuar nga data 27 shkurt, kur do të shpallet fituesi i Big Brother VIP Kosova 4. /telegrafi